E premte, 3 Maj, 2024

Berisha shfaqet i gjakosur në protestë: Rroftë opozita shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  ka reaguar pas incidentit që ndodhi në opozitë, ku një qytetarë e qëlloi atë me grusht në fytyrë.

Berisha sapo mbërriti në vendin ku ishin grumbulluar njerëzit, doli në podium dhe tha se rezistenca kundër qeverisë do të vijojë dhe opozitën nuk e ndal asgjë.

Në fytyrë i duken qartë shenjat, pasi hunda e tij duket e gjakosur nga goditja me grusht.

Rroftë opozita shqiptare, nderim ju që jeni bashkë për të protestuar kundër regjimit. Nder përjetë popullit protestues”, u shpreh Sali Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit