E premte, 3 Maj, 2024

Dhuna ndaj Berishës, Meta nga protesta: Koha për veprime, t’i tregojmë vendin kësaj pjelle bastarde

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbajtur një fjalë të shkurtër në protestën e sotme të opozitës. Në fjalën e tij, Meta ka dënuar dhunën kundër Berishës dhe tha se tani është koha e veprimeve ‘për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke’.

Nuk do të doja të flisja gjatë se pata fatin ta bëja këtë gjë para jush disa javë më parë,  por sot besoj se është shuam e qartë: Koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës ë veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin, pjellës më bastarde të kësaj toke, që organizoi sot në ditën e Samitit evropian, një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delikuent dhe tradhtar.

Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik që e ndjen sot çdo familje shqiptare, përmes instalimit të nj regjimi mafioz. Prandaj, të gjithë me poezinë e Havzi Nelës “Liri a vdekje”, për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz! Përshëndetjet më të përzemërta të gjithë juve dhe liderit të PD-së, Prof. Dr. Sali Berishës!”, u shpreh Ilir Meta./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit