E premte, 3 Maj, 2024

Marrëveshja për tarifat Roaming, Varhelyi: Ky është hap i rëndësishëm

Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi, ka folur pas firmosjes së marrëveshjes së Roaming mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij komisioneri tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme pasi lehtëson qytetarët.

“Marrëveshja e sotme shënon një hap të rëndësishëm në këtë hap.Mirëprita nënshkrimin e kësaj marrëveshje mes operatorëve që janë zotuar të ulin tarifat e Roaming. Operatorët janë ato që përbëjnë shumicën e trafikut të telekomunikacionit me BE-së dhe Ballkanin Perëndimor, përmes kësaj marrëveshje do të bëhen shumica dërrmuese.

Ky zotim që kemi marrë sot është tregues që do të kemi një shtytje të rëndësishme në tregun e telekomunikacionit. Bizneset do të përfitojnë shumë duke çuar para aktivitetet që marrin pjesë sepse që prej hapit të parë, ishte që BP ra dakord që të ulë tarifat e Romaning në Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Varhelyi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit