E premte, 3 Maj, 2024

Opozita në protestë, zbardhet skenari se si do mblidhen qytetarët në shesh

Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestë në orën 12:00 edhe pse janë bllokuar të gjitha rrugët në qendër të Tiranës për shkak të samitit të Bashkimit Evropian.

Deri tani është zbardhur një pjesë e skenarit të protestës. Mësohet se demokratët do të mblidhen nga rrugë të ndryshme të Tiranës në Sheshin Skëndërbej apo dhe në vende të tjera.

Grumbullimi i tyre pritet të nisë rreth orës 11:30. Ndërkohë që në këtë orë do të nisë marshimi i simpatizantëve apo dhe përfaqësuesve të PD-së nga selia blu dhe më pas do të bashkohen të gjithë para ish-hotel Dajtit.

Po ashtu është zbuluar se ku do të flasin liderët e opozitës, ku është improvizuar një podium mbi një makinë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit