E hënë, 20 Maj, 2024

Sulmi ndaj Berishëës, Alibeaj dënon dhunën: Të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për incidentin e ndodhur sot në protestë, ku kreu i PD, Sali Berisha u qëllua me grusht nga një qytetar.

Në një postim në mediat sociale, Alibeaj dënon sulmin ndaj Berishës dhe kërkon që të zbardhet urgjentisht nga organet kompetente.

“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik.

Incidenti i sotëm duhet të zbardhet urgjentisht nga organet përgjegjëse ndërsa kultura e dhunës duhet përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri”, shprehet Alibeaj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit