E mërkurë, 24 Prill, 2024

Temperaturat shkojnë deri në 17°C, mësoni si do jetë moti për sot

Dita e sotme do të shoqërohet me reshje të dobëta në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave bëhet me dije se reshjet do të jenë mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Ndërkohë për sa i përket temperaturave, në vlerat minimale dhe maksimale në bregdet do të variojnë nga 11 deri në 16 °C.

Ndërsa në vendet e ulëta temperaturat do të jenë nga 10 deri në 17 °C, dhe në vendet malore nga 3 deri në 10 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe nuk do të shkaktoje probleme në det të hapur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit