E hënë, 29 Prill, 2024

Arrestohet 30-vjeçari në Angli, akuzohet për trafikimin emigrantësh me gomone

Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit që hetojnë trafikimin e njerëzve nëpër Kanalin Anglez me varka të vogla kanë arrestuar një 30-vjeçar.

Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari u ndalua nga hetuesit e NCA herët mëngjesin e sotëm në zonën Tolworth Rise të Surbiton

Ai akuzohet për përfshirje në një grup shqiptar të krimit të organizuar që bashkërendonte për lëvizjet e emigrantëve nga Franca drejt Britanisë së Madhe me gomone.

Pas kontrollit në telefonat e adresës së shtëpisë së tij, u sekuestrua një tabletë dhe një sasi parash, të cilat tani do të kontrollohen./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit