E enjte, 25 Prill, 2024

“Ku ishte Granit Xhaka?”, Blatter kritikon ashpër mesfushorin shqiptar: Fjalët e tij duken si një…

Zvicra pësoi një humbje turpëruese përballë Portugalisë në fazën e 1/8-ave të Botërorit të Katarit, me rezultatin 6-1 dhe për këtë ka reaguar menjëherë ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater

Ai ka zgjedhur që të sulmojë Granit Xhakën, i cili është edhe kapiteni i skuadrës, duke thënë se nuk ka influencë në ndeshjet e rëndësishme.

“Ishte si ndeshje tenisi. Zvicra humbi 6-1. Ku ishte Granit Xhaka? Ai duhet të jetë lideri, ai ngre zërin, por nuk ka influencë në ndeshjet e rëndësishme. Pas dy javësh e gjysmë në Kupën e Botës, fjalët e Granit Xhakës se dëshiron të shikojë Zvicrën si Kampione Bote, duken si një listë e parealizuar Krishtlindjesh”, u shprehish-kreu i FIFA-s.

/PANORAMASPORT.AL

Artikuj te ngjashem

Me te fundit