E mërkurë, 8 Maj, 2024

Kurti takohet me Lajçak në Vjenë, zbulohet për çfarë kanë diskutuar

I dërguari special i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka takuar këtë të enjte në Vjenë, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në mediat sociale, Lajçak shprehet se mbështet angazhimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin në union.

E përshëndes angazhimin e fortë për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe mundësinë për të shkëmbyer pikëpamjet”, ka shkruar Lajçak.

Nga ana tjetër, Albin Kurti, ka thënë se e mirëpret deklarimin e këtij samiti për aplikim e Kosovës në Bashkimin Evropian./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit