E premte, 17 Maj, 2024

“Lëvizja studentore e dhjetorit është lëvizja më rëndësishme pas shpalljes së Pavarësisë”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë mbrëmjen e sotme në promovimin e librit të Besnik Mustafaj “Midis krimeve dhe mirazheve”.

Berisha në fjalën e tij, tha se libri është një monument për Azem Hajdarin dhe studentët e Dhjetorit. Po ashtu lideri demokrat foli dhe për lëvizjen studentore dhe tha se kjo lëvizje është më e rëndësishmja pas shpalljes së Pavarësisë.

Në ato ditë, Besniku, siç e njihni vetë, i ka me kursim emocionet dhe në këtë kontekst mund të them se ishte një vëzhgues gjakftohtë i për orshëm dhe ky pastaj të gjitha ato orë, aty koha ishte me minuta dhe orë, i ka shkrirë derdhë në ar, i ka bërë të pavdekshme, po me një realizëm dhe vërtetësi të pacenueshme.

Po të kthehemi, them se në historinë tonë, ajo ishte lëvizja demokratike më e rëndësishme dhe në historinë e lirisë, pas pavarësisë ishte lëvizja përsëri më e rëndësishme.

Unë nuk injoroj kurrsesi luftën, por gjaku që u derdh për liri, për dinjitet, solli, se historinë duhet ta themi siç është, ne kaluam nga një pushtim në një pushtim tjetër, në një diktaturë që u kushtoi shqiptarëve më shumë se në çdo regjim mizor. Në këtë kontekst kalimi, shkëputja nga ajo diktaturë nëpërmjet kësaj lëvizje ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme”, u shpreh ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit