E premte, 26 Prill, 2024

VIDEO – Papa Françesku nuk i mban dot lotët, qan teksa flet për Ukrainën

Papa Françesku nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka folur për popullin ukrainas që është duke u përballur me agresionin rus.

Papa vendosi të fliste për Ukrianën gjatë një vizite tradicionale të Krishtlindjeve në Shkalat Spanjolle në Romë.

Zëri i papës filloi të dridhej kur përmendi vuajtjet e ukrainasve, ndërsa tha “do të kisha dashur t’ju kisha sjellë falënderimet e popullit ukrainas…”, por kaq mundi të thoshte dhe nisi të qante.

Qytetarët që ishin të pranishëm duartrokitën kur kuptuan se ai nuk mund të fliste dhe e panë duke qarë.

Edhe pse i mbushur me emocioni, Papa vijoi fjalën e tij dhe tha se “popullit ukrainas për paqen që kemi kërkuar prej kaq kohësh Zotit. Përkundrazi, më duhet t’ju paraqes lutjet e fëmijëve, pleqve, nënave dhe baballarëve dhe të rinjve të asaj toke martire, që po vuan kaq shumë”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit