E shtunë, 4 Maj, 2024

Zvicra miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë

Parlamenti i Zvicrës ka miratur marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Shqipërinë.

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama.

“Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.

Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe pa diskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.

Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë”, shkruan Rama.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit