E premte, 19 Prill, 2024

Basha vizitë Basha vizitë në SHBA, takohet me Drejtorin e Qendrës Evropiane në Këshillin e Atlantikut në SHBA, takohet me Drejtorin e Qendrës Evropiane në Këshillin e Atlantikut

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej pak ditësh ndodhet në Washington në SHBA.
Nëpërmjet mediave sociale, Basha ka njoftuar se ka zhvilluar takime me zyrtarë amerikanë.

Ditën e sotme, ish-lideri demokrat ka takuar Jorn Fleck, i cili është Drejtori i Qendrës Evropiane në Këshillin e Atlantikut, ku kanë diskutuar për rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

POSTIMI I PLOTË I BASHËS:

Sot zhvillova një takim të frytshëm në Këshillin e Atlantikut në Washington. Kënaqësi të ndaja qëndrimet tona, për çështje me interes të veçantë, me Jörn Fleck | Drejtori për Qendrën Europiane në Këshillin Atlantik, si dhe me bashkëpunëtorë të tij, të fokusuar në çështjet europiane mes të cilëve, Ilva Tare, Damir Marusic, Luka Ignac e Lisa Homel.

Diskutuam gjerësisht për rrugën e Shqipërisë 🇦🇱 drejt Bashkimit Europian 🇪🇺, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, trafiqeve dhe lirinë e medias. Folëm gjithashtu dhe për bashkpunimin rajonal dhe mundësinë për zgjidhjen e konflikteve që aktualisht kërkojnë të mbajnë peng të ardhmen e Ballkanit perëndimor, për shkak të liderëve politik që nuk ndahen dot nga e shkuara e që kanë prodhuar veç drama për vendet tona. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit