E premte, 26 Prill, 2024

Përndiqte vazhdimisht 44-vjeçaren, arrestohet 39 vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Përndjekja”.

Dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 44-vjeçare dhe ka hyrë me forcë në oborrin e banesës së saj.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 35 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap në afërsi të fshatit Proptisht, Pogradec, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, sasi lënde drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit