E premte, 31 Tetor, 2025

Dibër, banorë të tre fshatrave në protestë për ujin

Banorë të tre fshatrave në Bashkinë Dibër, kanë protestuar këtë të hënë kundër ndërtimit të një ujësjellësi për fshatin Maqellarë.

Banorët e Kërçishtit të Poshtëm, Kërçishtit të Sipërm dhe Kllobçishtit refuzojnë marrjen e ujit në malin mbi fshatrat e tyre për banorët e Maqellarës.

Ata thonë se ai ujë është i vetmi motiv që i mban në fshat pasi jetën e kanë të lidhur me bujqësinë.

Po ashtu, vetë këta fshatra nuk kanë ujë të pijshëm, ndaj dhe s’do të lejojnë Bashkinë Dibër për të ndërtuar ujësjellësin. Nga ana tjetër banorët shprehen se do të përshkallëzojnë protestën e tyre duke mos dërguar fëmijët në shkollë si dhe paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Kërçishti i Sipërm është pjesë e 100 fshatrave turistik në vendin tonë, por banorët aty ende nuk kanë ndjerë investime të natyrës turistike. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit