Grupi i hakerave iranianë që njihen me emrin “Homeland Justice”, kanë publikuar të dhëna të tjera në median sociale Telegram. Ata kanë vijuar me publikimin periodik javor të të dhënave që i kanë vjedhur nga sistemet shqiptare.
Këtë herë “Homeland Justice” kanë publikuar dëshmitë e penalitetit të punonjësve të Ministrisë së Brendshme.

Ata kanë publikuar një dokument me qindra faqe, ku janë të gjitha dëshmitë e penalitetit të të gjithë punonjësve të kësaj ministrie.
Mes shumë punonjësve, një prej tyre rezulton se është i dënuar. Për të gjithë dokumentet, data është e njëjtë 26.06.2020 dhe mbi të shkruhet “Në zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, nga verifikimet që iu bënë shënimeve në regjistrin gjyqësor pranë kësaj Ministrie, rezulton se shtetasi…”./btvnews.al
