E premte, 31 Tetor, 2025

Këshilltari i Lartë i DASH anulon vizitën në Kosovë në kulmin e tensioneve në veri

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka njoftuar se nuk do të zhvillojë vizitën e programuar në Kosovë dhe në Serbi.

Radio Evropa e Lirë bën me dije se kjo vizitë është anuluar për “arsye familjare” të Cohell, por që deri tani është mësuar se ai është infektuar me Covid.

Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitonin sot Kosovën ku do takoheshin me udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike.

Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm Escobarin.

Vizita vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është e tensionuar./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit