Për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak moti për të gjitha ditët parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë lokalisht edhe alternimet me kthjellime. Për ditën e Hënë dhe të Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensite të ulët.

Ditën e Mërkurë reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe në orët e vona të mbrëmjes reshjet hera-herës fitojnë itensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ditën e Enjte përsëri reshjet me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash.
Për ditën e Premte rikthehen përsëri reshjet me intensitet të lartë. Zona e veriut dhe ajo e qendrës parashikohen me mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat pas orëve të mesditës do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Zona e jugut parashikohet me mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale./btvnews.al
