E premte, 31 Tetor, 2025

Një person kërcënon me thikë punonjësit e biznesit dhe grabit disa bizhuteri, policia në kërkim të autorit

Ditën e sotme një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në një market në lagjen “Lef Sallata”, një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit