E premte, 31 Tetor, 2025

Sali Berisha: Edi Rama një nga personat më të korruptuar në Europë.

Sali Berisha ka zhvilluar një takim me grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij, ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si një nga personat më të korruptuar në Europë.

Sipas Berishës, ekzistojnë dokumenta dhe të dhëna që faktojnë korrupsionin e tij, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë.

Fjala e Kreut të PD Sali Berisha:

“Jemi në dy beteja të fuqishme, primaret dhe në betejën tjetër kundër armikut të egër, që është Edi Rama. Ai në këto vite, ka arritur me metodat më korruptive të korruptojë brenda dhe jashtë vendit, ndoshta më shumë se kushdo tjetër në Europë. Sot ka dokumenta, të dhëna që faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se ai blen dhe shet nga mëngjesi deri në darkë. Nëse shohim se ai ka krijuar një makineri dhe mekanizma shkatërrimtare për votën, komplekse, për fat të keq e kemi trashëgimi.

Kjo na detyron që ne t’i japim zgjidhje kësaj. Është e faktuar sot që çdo gjë mund të pranojë, por votën e lirë jo. Ata që mendojnë se ai pranon votën e lirë, gënjejnë veten ose nuk kanë të qartë doktrinën elektorale dhe kushtet e një procesi të drejtë dhe të barabartë zgjedhor. Në të gjitha zhvillimet deri sot Edi Ramës i ka dalë jashtë kontrolli një faktor. Ai ka në kontroll makinerinë shtetërore elektorale, ka në kontroll makinerinë e patronazhistëve. Shprehu krenari për ta ka nën kontroll dhjetra qindra milionë euro për të blerë në bursë votat e shqiptarëve.

Ka në kontroll krimin e organizuar, por për fat të keq kishte dhe kreun e opozitës, siç faktojnë. Kjo i ka dalë jashtë kontrollit, pas përpjekjesh të jashtëzakonshme për ta mbajtur nën kontroll, këtu ka humbur betejën. Tani përmes një procesi gjyqësor, përpiqet të marrë flamurin e PD-së.” /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit