Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Në një reagim për mediat vendase Vuçiç ka thënë se Serbia po kërkon lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar e cila sipas tij, është mënyra për të qetësuar tensionet në veri të Kosovës.
Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai tha se serbët e Kosovës nuk duhet të përfshihen në dhunë kundër trupave të NATO-s dhe anëtarëve të misionit të Bashkimit Evropian atje.
“Askush, në asnjë rrethanë, nuk duhet të marrë pjesë në sulmet ndaj EULEX-it dhe KFOR-it”, është kjo deklarata e presidentit të Serbisë.
Ndërkohë liderët evropianë kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe për dialog për të mos agravuar më tej situatën./btvneës.al
