Një shqiptar nga Gjirokastra ka surprizuar jurinë e “The Voice” në Greqi. Ai ka marrë duartrokitjen e publikut dhe komentet pozitive të jurisë në audicionin e parë.
Julio Imerin, mahniti jurinë me këngën “Stay with me” dhe bëri që të katër anëtarët e jurisë të votojnë që ai të vijojë rrugëtimin e tij në këtë konkurs.
Pas performancës dhe komenteve pozitive që mori në “The Voice” ai ka bërë një postim në mediat sociale dhe shprehet se është shumë i emocionuar për këtë arritje.
“Jam shumë falënderues që të gjithë u kthyen, me dhanë një shans për të shkuar me tutje. Të këndoj në një skenë të madhe, në TV para shumë njerëzve. Kur po këndoja u ndjeva nervoz por u ndjeva si në shtëpinë time. U mundova të jem i fokusuar por edhe ta shijoja të gjithë performancën.
Kam shume gjëra për të thënë për sa i përket atyre 90 sekondave që isha në atë skenë. Temë tjetër për një video tjetër në ditët në vijim ndoshta. Dhe kështu nis rrugëtimi im në The Voice of Greece! Dhe kujt ja merrte mendja që unë do merrja pjesë në një show të tille por ja ku jam!”, ka shkruar ndër të tjera ai./btvnews.al
