E premte, 31 Tetor, 2025

Vuçiç: Serbia të enjten dërgon kërkesën për vendosjen e trupave në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se pas seancës së 15 Dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Seanca e qeverisë është të enjten dhe siç janë gjërat, qeveria do të marrë vendim për dërgimin e një letre komandantit të KFOR-it”, tha kreu i shtetit serb në një konferencë për  mediat.

Po ashtu ai ka bërë me dije se seanca e Qeverisë së Serbisë do të mbahet të enjten pasdite dhe se KFOR-i më pas do ta marrë kërkesën.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur në veri të Kosovës tensionet kanë arritur kulmin dhe liderët e BE dhe SHBA kanë bërë thirrje për dialog./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit