E shtunë, 18 Maj, 2024

VIDEO – Sherr masiv në koncertin e Noizyt, reagon reperi: Ishin thjeshtë pijanecë

Një sherr masiv ka ndodhur në një koncert të reperit Noizy në Londër. Mësohet se është dashur ndërhyrja e truprojave për të vënë situatën nën kontroll, pasi në përplasje janë përfshirë disa persona.

Në një video të publikuar në mediat sociale, duket dhe Noizy, cili bie në tokë pasi përplasja ndodh shumë afër tij.

Por në një postim në Instagram, ai u shpreh se çdo gjë ishte në rregull dhe se bëhej fjalë për disa persona që thjeshtë “nuk dinë të mbajnë pijen”.

Për të gjithë ju që jeni të interesuar, nuk ka ndodhur asgjë. Thjesht ca pijanecë që nuk kontrollojnë dot pijen. U desh me tregu sa është sahati. Gjithçka është në rregull, gjithçka është ‘blessed’”, ka thënë reperi./btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit