E premte, 31 Tetor, 2025

Ndërroi jetë pas zjarrit masiv në godinën ku jetonte, kush është adoleshenti shqiptar që jetonte i vetëm në Itali

Mediat italiane kanë zbulurar identitetin e të riut shqiptar, i cili humbi jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu qëndrën komunitare të të miturve në Udine. Viktima është 17-vjeçari Ledjan Imeraj.

Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se 17-vjeçari kishte shkuar në Itali i vetëm me ëndrrën për të ndërtuar një jetë dinjitoze.

Po ashtu sqarojnë se Ledjani ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, në një zjarr që i rrëmbeu ëndrrën për të jetuar atë jetë dinjitoze dhe të qetë që kërkonte.

Ledjani lindi në një familje modeste nga Shqipëria. Ai u nis për në Itali në moshën 15-vjeçare, duke mbërritur fillimisht në Trieste dhe më pas në Pasian di Prato./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit