E enjte, 9 Maj, 2024

WhatsApp publikon përditësimin e ri, mundëson bisedat edhe kur nuk ka internet

WhatsAppi ka publikuar një përditësim të ri që i lejon njerëzit të bisedojnë edhe kur nuk ka internet.

Ky përditësim i ri lejon njerëzit që të jenë online duke përdorur serverë të tjerë, që pastaj i lejon ata që të komunikojnë kur nuk ka internet apo edhe bllokime të ndryshme nga disa qeveri të botës.

WhatsApp tha që po e publikonte këtë përditësim si përgjigje ndaj ndalimeve që po bënin disa qeveri, përfshirë Iranin. Këto bllokime “po ua mohonin njerëzve të drejtën njerëzore dhe po ndalonin ata së marri ndihmë urgjente kur iu vyen” tha kompania.

Kompania tha se “është dëshira e saj për vitin 2023 që ndaljet e internetit të mos ndodhin”.

Kjo pajisje është brenda ‘settings’-it të aplikacionit dhe lejon përdoruesit që të vendosin emrin e një serveri proxy për ta përdorur më pas që të lidhen në internet.

Serverët procy shërbejnë si porta hyrëse mes përdoruesit dhe internetit kur metodat e lidhjeve tradicionale dhe servët janë ndalur – duke iu mundësuar lidhjen përdoruesve dhe web-faqeve apo shërbimeve në të cilat duan të kenë qasje./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit