E premte, 17 Maj, 2024

Ylli i PSG nis një histori të re dashurie. Nëna e dy vajzave i rrëmben zemrën

Kylian Mbappe ka lënë pas historinë e dashurisë me transgjinoren Ines Rau, por nuk ka kaluar shumë kohë vetëm, pasi mediat kanë zbuluar të dashurën e tij të re. Sulmuesi francez ndodhet në New York me pushime, në shoqërinë e mikut të tij, Hakimi, por jo vetëm, pasi Mbappe është parë nën shoqërinë e modeles Stephanie Rose Bertram.

Stephanie është një modele e njohur për publikun, jo vetëm për faktin se ka 1 milionë ndjekës në Instagram, por modelja ka pasur një lidhje të gjatë me der Wiel, ish futbollist i PSG, me të cilin ka dhe dy vajza.

Sipas mediave franceze, Mbappe dhe Rose Bertram frekuentonin prej kohësh të njëjtët lokale në Paris, aty ku kanë nisur dhe historinë e tyre të dashurisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit