E shtunë, 20 Prill, 2024

Rekord i ri i filmit Avatar “The Way of Water”

“The Way of Water” ka fituar zyrtarisht 2 miliardë dollarë në arkat globale, duke u bërë vetëm filmi i gjashtë që ka arritur këtë moment historik.

Në këtë mënyrë James Cameron është bërë regjisori i vetëm në histori që ka realizuar tre filma ku secili prej tyre ka fituar 2 miliardë dollarë në arkat globale.

Daily Mail shkruan se Avatar: “The Way of Water” ishte një nga filmat më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë, me një buxhet prej 350 milion dollarësh.

Ky sukses i filmit vjen pasi regjisori Cameron konfirmoi se do do të keetë filma të tjerë që do të pasojnë.

“Unë e di se çfarë do të bëj gjashtë apo shtatë vitet e ardhshme”-u shpreh ai në një intervistë të dhënë në fillim të këtij muaji. Rreth 1.4 miliardë dollarë nga shitjet e biletave kanë ardhur nga tregjet ndërkombëtare jashtë Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Filmi Avatar: The Way of Water i bashkohet filmave të tjerë të suksesshëm, si “Top Gun: Maverick” dhe “Spider-Man: No Way Home”, të cilët po ashtu kanë patur fitime të mëdha pas pandemisë COVID-19.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit