E enjte, 16 Maj, 2024

Aksident i rëndë në Kurbin, vdes fëmija 2 vjeç

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 2 vjeç ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Fushë Kuqes në Kurbin.

Sipas informacioneve mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ku për pasojë ka humbur jetën edhe fëmija.

Ende nuk dihen rrethanat  e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit