E premte, 29 Mars, 2024

Problemet me përdorimin e Microsoft, kompania: Gjithçka është zgjidhur, nuk ishte sulm kibernetik

Dhjetëra mijëra njerëz në gjithë globin e patën të pamundur të përdornin paraditen e kësaj të Mërkure, shërbimin e postës së famshme elektronike Outlook, por shërbime të tjera të kësaj kompanie.

Pas disa orës me probleme, Microsoft njoftoi se janë rikuperuar të gjitha problemet dhe tashmë të gjithë mund t’i përdoren aplikacionet pa problem.

Kompania postoi në Tëitter se “shërbimet e saj të ndikuara janë rikuperuar dhe mbeten të qëndrueshme”.

Microsoft fajësoi ndërprerjen për një ndryshim që bëri në “Rrjetin e tij të Zonës së Gjerë”, i cili tani ishte “zgjidhur”.

Në një deklaratë për BBC, Microsoft në mënyrë eksplicite përjashtoi një sulm kibernetik si një shkak të mundshëm të çështjes.

Problemet e së mërkurës prekën një sërë produktesh të përdorura gjerësisht të Microsoft. Shërbimet përfshirë Teams dhe Xbox Live u raportuan gjithashtu se nuk funksiononin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit