E premte, 3 Maj, 2024

Shkëlzen Berisha del nga SPAK: U mora në pyetje si një person që ka dijeni për “Gërdecin”

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se një ore i marrë në pyetje për ngjarjen e Gërdecit.

Ai u shpreh se ka qenë në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen.

Shkëlzen Berisha u shpreh i habitur për faktin që thirret nga Prokuroria e Posaçme, pasi ai nuk ka dijeni dhe ato që çfarë ka pasur për të thënë i ka bërë publike.

“Jam thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen e Gërdecit. Unë s’kam lidhje me këtë ngjarje, kam përsëritur ato që thënë publikisht.

Më bën përshtypje fakti se e njëjta prokurori para 15 vitesh ka deklaruar publikisht se nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time. Sot pas 15 vitesh mendojnë se mund të kenë dijeni. Shpjegimi është se nuk kam asnjë lidhje me këtë.

I thashë prokurorëve që nuk kam asnjë lidhje me këtë. Mendoj që pa diskutim prokuroria duhet të thotë se e kujt është kaligrafia. Unë ia thashë pa diskutim se duhet ta gjeni se kujt i përket nëse nuk është falsifikim”, deklaroi Shkëlzen Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit