E martë, 21 Maj, 2024

Agron Gjekmarkaj: Për ata që janë ditën me SHBA dhe natën me Sali Berishën

Sali Berisha është një politikan dominues brenda asaj pjesë që konsiderohet opozitë me të gjitha nuancat që kjo fjalë ka kjo nuk vihet në dyshim.

Po kaq mund të thuhet që PD është prone dhe parti e tij pa frigen se gabon. Me modesti jo pak herë kam marrë anën e tij gjatë viteve per aq sa me ka peshë fjala se duart i perdor vetem për të shkruajtur.

Në një moment për interesa të mëdha të vendit tim po prapë pa pretendime të medha kam shprehur mendimin me përvujtni që Sali Berisha duhet të mbetet histori pa shkatërruar realitetin dhe të ardhmen e PD.

Nuk ka dëgjuar mua dhe mirë ka bërë. Nuk i kam dalë kundra sjelljes së tij politike nga 9 shtatori i vitit të shkuar e këtej per t’i bërë qejfin Lulzim Bashës as për të ndërtuar një karriere personalë nën hyqmin e ketij të dytit. As për tu kthyer nën hije tij kur ai të na “mundte” si “triumfues”.

Përkundrazi i vetëdijshem që Berisha e dominon PD dhe se po kthehet po kaq i vetëdijshem që Basha është i dobet dhe një karrikaturë e tij e asgjë me shumë që deshironte ti merrte ograjat me ligjin 7501.

Krijuan kaos dhe bllokuan seancën plenare, PS kërkon përjashtimin për 10 ditë të Sali Berishës dhe 4 deputetëve të tij.

Kam besuar dhe besoj që Berisha është e shkuara si shkollë politike dhe si gjuhë publike. Ai ka ndjekes dhe një parti natyrisht me të vogel shumë më të vogel nga pas. Kjo është force personale dhe jo forcë për ta bërë PD fituese dhe Shqiperinë më demokratike , më të zhvilluar dhe më properendimore. Kushdo që e ka ndjekur Berishen nga pas qē ditet e para të “foltores” së tij meriton respekt edhe ata që e kanë bërë per interes po kaq se në kapitalizem interesi nuk është as faj as mëkat.

Por neveri dhe përbuzje meritojnë të gjithë ata që duan ta mbajnë mirë ditën me SHBA dhe naten me Berishen, të gjithë ata që nga një anë i përbetohen Yuri Kimit e nga tjetra çojnë një njeri në hall juridik si negociator me doktorin. Kjo pune do gjoks të thuash po bashkohem me Sali Berishën per keto arsye tek e fundit edhe pse është pronari i PD dhe meshira e tij na jep mundesi te kemi një karrierë po jo si prostituta publike duke abuzuar me imazhin e atyre që u ndanë me të për ide e bindje të bindur që ato janë me të rendesishem se karriera. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit