E martë, 7 Maj, 2024

Policia i gjen heroinën që do ta shiste, arrestohet shqiptari në Zvicër teksa po udhëtonte me tren

Një shqiptar që jetonte në Zvicër është arrestuar nga policia vendase pasi është kapur me një sasi droge.

Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari është prangosur në zonën e Mendrisiottos në Zvicër, pasi teksa u kontrollua nga policia në një tren i kanë gjetur drogë.

Më tej bëhet me dije se 27-vjeçari shqiptar posedonte dhjetëra gramë heroinë të cilën dyshohet se kishte qëllim ta shiste.

Autoritetet janë duke punuar për zbulimin e lidhjeve të tjera që mund të ketë i riu ose nëse ka pasur lidhje të mëparshme me shitjen e narkotikëve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit