E premte, 29 Mars, 2024

“Protestë e qëndrueshme deri në rrëzimin e Ramës”, Berisha: Me atë kryeministër nuk ka zgjedhje. Të enjten…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se një protestë e fuqishme do të mbahet për aferën “Rama- McGonigal”, por pa deklaruar një datë.

Në konferencën për shtyp të së premtes ai tha se protesta do të nisë një protestë të qëndrueshme duke shtuar se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje.

Cfarë i mungon PD-së që të thërrasë protestë?

Do njoftohet data e protestës dhe do të organizohet protesta më e fuqishme. Tirana do të derdhet e tëra në protestë dhe Shqipëria do të marshojë në Tiranë. Nuk ka shqiptar që të pranojë një kryeministër si ky. Një kryeministër që paguan dhe përdor si lidhje për t’i dhënë një goditje tmerrësisht të rëndë opozitës. Shqiptarët nuk do t’ia falin kurrë Edi Ramës. Nuk do të pranojnë kurrë një kryeministër të tillë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit