E hënë, 6 Maj, 2024

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Austri, mes të arrestuarve dhe 4 shqiptare

Policia në Austri ka vënë 13 persona, mes të cilëve 4 shqiptarë, të cilët janë kapur me 26 kilogram marijuanë e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën 260 mijë Euro.

Sipas policisë, disa nga të akuzuarit kanë pranuar krimet dhe dyshohet se gjatë dy viteve të fundit kanë sjellë në Austri deri në 32 kilogramë kokainë dhe deri në 100 kilogramë marijuanë.

Grupi kriminal funksiononte duke punësuar korrier për shpërndarjen e drogës dhe kërcënonin të gjithë ata që nuk paguanin për blerjen e ‘mallit’.

16 të akuzuarit bëhet me dije se janë meshkuj të moshës 19 deri në 50 vjeç , katër shqiptarë, tre austriakë, dy turq, dy italianë, dy maqedonas të veriut dhe një serb, një boshnjak dhe një kosovar.

12 nga 13 autorët e dyshuar që janë arrestuar janë në paraburgim. Njëri u raportua dhe u la i lirë.  Deri më sot, policia ka identifikuar 20 klientë të grupit të cilët janë denoncuar në prokurorinë publike të Innsbruck-ut. Policia Kriminale e Shtetit po vijon hetimet./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit