E diel, 12 Maj, 2024

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, 55-vjeçari regjistrohet si futbollist profesionist

Një rekord tjetër është vendosur në futbollin profesionist. Një 55-vjeçari japonez ka firmosur në kampionatin portugez

Kazuyoshi Miura, 55-vjeçari japonez nuk ndalet dhe firmos një tjetër kontratë profesioniste. Këtë herë sulmuesi ka lënë Yokohama në vendlindje dhe ka kaluar në formë huazimi te Oliveirense në ligën e dytë të Portugalisë.

Për gjashtë muajt në vijim 55-vjeçari do provojë edhe njëherë të luajë në futbollin evropian, pas aventurës me Genoan (1994) dhe Croatia Zagreb në vitet 1998-99. Në karrierën e tij, Miura ka luajtur me klube si: Shizouka, CA Juventus (Brazil), Santos, Coritiba, Genoa, Dinamo Zagreb, Vissel Kobe, Sydney, Suzuka dhe së fundmi me Yokohama.

Miura mban rekordin si futbollisti me moshë më të madhe që vijon të luajë, me 55-vjeçarin që ka bërë një hap të madh duke u rikthyer në futbollin evropian./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit