E diel, 12 Maj, 2024

Do të rikthehen reshjet e shiut, mësoni si do jetë moti për sot

Për ditën e sotme pritet ndryshim i situatës meteorologjike për vendin tonë. Masat ajrore veriore por dhe të lagështa do të sjellin fillimisht mot me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke filluar prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Në relievet malore mbi 700 metër në lindje reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa në relievet kodrinore në lartësitë 400-500 metër reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, shoqëruar me një valëzim në dete të  forcës nga 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore nga -2 deri në 9°C, në zonat e ulëta nga -1 deri në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 3 deri në 15°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit