Luizi dhe Kiara prej mbrëmjes së djeshme mund të quhen çift, pasi iu dhuruar një puthje në buzë njëri-tjetrit. Mbrëmjen dhe gjithë ditën e sotme ata e kanë kaluar bashkë, ku dukeshin më të afruar se më parë.
Si çdo ditë, edhe sot Luizi u ngrit i pari nga gjumi. Ai mblodhi disa lule nga ato që ishin vënë tek altari dhe me to bëri një buqetë, që më pas ia la Kiarës te komodina pranë krevatit, kur ajo po flinte gjumë.
Ky gjest romantik i Luizit është vlerësuar si nga Kiara dhe nga disa banorë të tjerë, të cilët kanë treguar se janë shumë të lumtur me lidhjen e tyre./btvnews.al
