Policia e Shtetit ka vijuar edhe këtë të enjte operacionin e koduar ‘Fijet’. Ky operacion ka vijuar edhe në Dibër, ku janë sekuestruar dhjetëra kamera, të cilat janë vendosur paligjshmërisht.
Në vijim të fazës së shtatë të këtij plani operacional, në qytetin e Peshkopisë, shërbimet e Policisë, kanë çmontuar 5 kamera. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Qarku Dibër/Vijon faza e shtatë e zbatimit të planit operacional policor mbarë kombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Shkon në 6 numri i kamerave të çmontuara dhe në 4 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara.
Strukturat e DVP Dibër bashkëpunim me Komosariatin e Policisë Dibër, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qytetit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.
-Në vijim të fazës së shtatë të këtij plani operacional, në qytetin e Peshkopisë, shërbimet e Policisë, kanë çmontuar 5 kamera, për vendosjen e të cilave janë në hetim shtetasit S.Ç; L.K; R.S; Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./btvnews.al
