E shtunë, 4 Maj, 2024

42-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, plagosen 4 pasagjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec mesditën e kësaj të diele. Sipas policië, bëhet me dije se një automjet nën drejtimin e një 42-vjeçari ka dalë nga rruga dhe katër pasagjerët që udhëtonin me të mbetën të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Honda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit