E shtunë, 18 Maj, 2024

Asociacioni dhe dialogu, Lajçak viziton nesër Kosovën

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë Kosovën më 6 shkurt.

Sipas mediave në Kosovë, detajet e vizitës ende nuk janë bërë me dije, por mësohet se bisedat do foksuohen tek e ardhmja e dialogut dhe Asociacioni.

Lajçak e ka vizituar Kosovën 10 ditë më parë, kur ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryenegociatorin e Kososvës në dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, por bisedimet nuk patën rezultate konkrete.

Kohëve të fundit, zyrtarë të ndryshëm të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe kryediplomatin e BE-së, Josep Borell, por dhe zyrtarë të SHBA kanë vizituar shpesh Kosovën./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit