E enjte, 19 Qershor, 2025

Zjarr në një pallat afër SPAK, policia jep detajet epara

Një pallat në Tiranë është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve mësohet se pallati që është përfshirë nga flakët është në afërsi të Gjykatës së Posaçme dhe SPAK.

Policia nga ana tjetër sqaron se zjarri ka rënë në kabujt e shpërndarjes së energjisë elektrike.

NJOFTIMI I POLICISË;

Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit