E premte, 19 Prill, 2024

Bashkëshortja e Dani Alvesh mohon zërat për një divorc, shkon e viziton në burg

Bashkëshortja e Dani Alveshit, Joana Sanz, ka mohuar lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit se ajo ka kërkuar të divorcohet prej tij, pas arrestimit për ngacmim seksual.

Ajo ka shkuar sot për vizitë në burg dhe i ka premtuar besnikëri edhe në burg mbrojtësit brazilian. Dani Alves dhe Joana Sanz kanë pasur një takim në burgun “Brians 2”.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se ajo ka qëndruar për 50 minuta në një takim kokë më kokë me bashkëshortin e saj, teksa pas daljes nga burgu.

Pas takimit ajo ka folur për mediat dhe tha “ndjehem mirë pas takimit, Dani natyrisht që nuk është i tillë pas hekurave”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit