E shtunë, 21 Qershor, 2025

Takimi Kurti-Lajçak përfundon me sukses, pranohet plani franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin kanë zhvilluar sot një drekë punë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Pas këtij takimi, Kurti ka njoftuar se ka pranuar propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka njoftuar ai.

Plani që ka pranuar Kurti njihet si plani franko-gjerman, që në përfundim të zbatimit të tij synohet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit