E mërkurë, 1 Maj, 2024

Tërmeti shkatërrues në Turqi e Siri, numri i viktimave shkon më shumë se 2500

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka kaluar 2,500 pas tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë me epiqendër në Turqinë jugore.

Sipas mediave vendase bëhet me dije se shumica e të vrarëve janë në Turqi, ku u raportuan 1651 viktima. Nga ana tjetër 928 të tjerë u konfirmuan në Siri, 538 në pjesët e kontrolluara nga qeveria e vendit dhe 390 nga zonat e kontrolluara nga forcat kundër qeverisë.

Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri ka shkuar në 12,136, por ekipet e kërkim shpëtimit kanë deklaruar se ky numër do të rritet.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit