E enjte, 18 Prill, 2024

Berisha: Rama u rrëmbeu votën e lirë të qytetarëve shqiptarë dhe mori të gjitha pushtetet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar edhe sot takimet për përgatitjen e protestës së 11 Shkurtit.

Berisha sot ka takuar kandidatët për kryetar bashkie dhe në fjalën e tij ka hedhur akuza kundër Ramës. Ai tha se kreu i qeverisë u ka rrëmbyer votën e lirë qytetarëve, pasi sipas tij ka marrë të gjitha pushtetet.

Takoj përfaqësuesit e votës së lirë, takoj kandidatët për qytetarë të parë të këtij vendi, të cilët vijnë në procedurën më transparente, më dinjitoze për një vend dhe një komb. Kjo përbën një arritje madhore për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe në kushtet e një vendi, ku skandali dhe supërskandali janë tipar kryesor, ku vendimmarrja është obskure se çdo vend tjetër të Europës dhe më gjerë.

Në kushtet e një vendi ku kandidaturat e krahut tjetër i përcakton droga, narkoeurot, bandat, klanet e tyre, prania juaj në garë elektorale është prania e misionarëve të vërtetë. Misionarëve për të çuar më përpara kauzën e lirisë dhe dinjitetit.

Misionarëve për të përmbysur sistemin monist të vendosur me mbështetjen e mafias shqiptare, rajonale, evropiane dhe botërore. Edi Rama arriti të vendosë në Shqipëri, monizmin e plotë. Të vendosë kontrollin e plotë dhe total në të gjitha pushtetet, sepse rrëmbeu votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. E shndërroi atë në një vlerë fiktive, jo reale”, tha ndër të tjera Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit