E premte, 17 Maj, 2024

Tiranë/ 23-vjeçari përplas me makinë një person, e lënduara dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në bulevardin Zhan D’Ark në Tiranë. Një 23-vjeçar, duke udhëtuar me makinë ka përplasur një shtetase, e cila ende nuk është identifikuar nga policia.

Si pasojë e aksidentit, shtetasja është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit