E enjte, 28 Mars, 2024

Fluks vizitash edhe në qendra shëndetësore

Edhe qendrat shëndetësore po përballen me një fluks të shtuar të qytetarëve që paraqiten me viroza stinore.

Në Qendrën Shëndetësore të Maqellarës, paraqiten çdo ditë rreth 30 persona kryesisht me simptomat e virozës stinore.

Megjithatë, për personalin e kësaj qendre shëndetësore situata nuk është shqetësuese dhe aktualisht është nën kontroll. Edlira Jashari tregon se fëmijët kryesisht paraqiten me temperaturë të lartë.

Sipas Jasharit një efekt pozitiv në mbrojtje nga virozat stinore kanë dhënë edhe vaksinat që janë bërë për imunitet ndaj këtyre virozave, kryesisht nga personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme por edhe nga mosha e tretë.

700 banorët që janë vaksinuar gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar, e kanë përballuar lehtë virozën që qarkullon që prej fillimit të këtij viti.

/btvnews.al

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit