E mërkurë, 8 Maj, 2024

“Ta legenosim”, Luizi ka një plan kundër Bledit, ia rrëfen Kristit dhe Armaldos

Banori më i ri që iu bashkua shtëpisë mbrëmjen e djeshme, Bledi Mane, është bërë tema e diskutimit për disa nga banorët e shtëpisë. Armaldo, Kristi dhe Luizi nisën të diskutojnë planin e radhës, ku të tre duket se janë kundër gazetarit.

Armaldo: Lider, si e ke planin sot?

Kristi: Ka ndryshuar shumë situata, duhet të bëjë një plan të ri. Atë jam duke menduar.

Teksa kanë qenë duke biseduar, në diskutim ka ndërhyrë edhe Luizi, i cili tha se Bledi ka ardhur për t’u kapur me të në shtëpi.

Luizi: A do e legenosim këtë?

Kristi: Me atë do merresh ti.

Luizi: E di që ai ka ardhur për mua. Do të më zëvendësoj mua./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit