E premte, 26 Prill, 2024

Video-Humbi 12 anëtarë të familjes në tërmet, siriani qan me dënesë: Jemi tërësisht të thyer

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar sa më shumë të mbijetuar nga rrënojat, por me kalimin e kohës, i ftohti ekstrem përbën një kërcënim vdekjeprurës për njerëzit e bllokuar.

Ata janë në pritje të shpëtimit, ndërsa e gjithë bota është dëshmitare e skenave të tmerrshme dhe tronditëse.

Në qytetet turke dhe siriane dëgjohen klithma dhimbjeje, ndërsa forcat e ekipit shpresojnë që çdo person që do të nxjerrin të jetë i gjallë. Duke pasur parasysh që koha po ecën, për fat të keq gjasat janë duke u zvogëluar.

Në qytetin verior sirian të Xhindiresit, të shkatërruar nga tërmeti, një burrë i tronditur qëndron pranë rrënojave të shtëpisë ku jetonte familja e tij.

“Jemi tërësisht të thyer”, thotë Samer Al-Saraqbi, duke qarë me dënesë, pasi ka humbur 12 pjesëtarë të familjes, përfshirë nënën, motrën dhe familjen e saj, në katastrofën më të madhe të shekullit në rajon, e cila ua ka marrë jetën të paktën 11.000 personave në Siri dhe në Turqi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit